Rusi 2018/ Legjenda e Meksikës pritet të marrë pjesë në botëror për herë të pestë

Legjenda meksikane e futbollit Rafael Marquez do të lejohet që të marrë pjesë në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi në verën e ardhshme. Sipas televizionit “ESPN”, Federata meksikane i ka dhënë atij dritën jeshile që të grumbullohet. Ish lojtari i Barcelonës, i cili është 39 vjeç ka luajtur rregullisht për ekipin e tij Atlas, përpara se të akuzohej nga SHBA se kishte lidhje me një kartel meksikan të drogës në gushtin shkuar.

Përpara akuzave ai dukej se do të thërritej në botërorin e radhës, por nuk u grumbullua më nga kombëtarja, që kur luajti në Kupën e Konfederatave në Rusi verën e kaluar. Ai vendosi që për disa muaj të mos luante, derisa të sqaronte akuzat për përfshirje në organizatat kriminale, por në tetor vendosi të rikthehej me skuadrën e tij Atlas.

Mbrojtësi ka vendosur që ta mbyllë me futbollin pas kampionatit botëror. Të premten ai luajti ndeshjen e lamtumirës, ku kuqezinjtë mundën rivalët lokalë të Chivas 1-0.

“Nuk e di nëse do të jem apo jo në Kupën e Botës, por kam dëshirë që personat përgjegjës të tregojnë se çfarë do të bëhet. Kam shpresë se mund të jem në këtë kompeticion dhe deri në momentin fundit, do të vazhdoj të ëndërroj”, tha legjenda meksikane. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan