Rusi 2018/ Mbrojtësi i Anglisë rrezikon Botërorin

Harry Kane u rikthye pas dëmtimit dhe shënoi golin e fitores ndaj Newcastle United ditën e djeshme. Lajm i mirë edhe për kombëtaren angleze, pasi medianin shkruanin se sulmuesi mund të mos ishte gati për Botërorin “Rusi 2018”. Mirëpo, pas rikthimit të Kane, Tottenham dhe “Tre luanët” kanë humbur një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për mbrojtësin 27-vjeçar, Kieran Trippier, i cili mbeti i dëmtuar në gju në sfidën e djeshme dhe u detyrua që të zëvendësohej me Toby Alderweireld në minutën e 83-të.

Trippier u detyrua që të mbante një qese me akull në këmbë pasi doli nga fusha. Mediat britanike shkruajnë se trajneri i përfaqësues, Gareth Southgate ka marrë një tjetër goditje pas dëmtimit të mbrojtësit të djathtë, të cilin e ka në plane për në Kupën e Botës.  

Tekniku i “Spurs”-ave, Mauricio Pochettino në përfundim të ndeshjes tha: “Ne duhet të presim. Pas ditës së nesërme do të vlerësojmë rastin. Jemi pak të shqetësuar për situatën, shpresoj që ai të jetë i gatshëm për Kupën e Botës. Ai dëmtoi gjurin”. Kane shënoi golin e tij të 28-të në Premier League dhe të 38-tin në të gjitha garat me Tottenham. Barazimi i Chelseas me Huddersfield do të thotë që Pochettino do të drejtojë skuadrën për sezonin e tretë radhazi në Champions League.

“Ka qenë një sezon vërtetë cilësor për ekipin. Fakti që arritëm në top-katërshe, është një arritje për ne. Dua të përgëzoj lojtarët në radhë të parë dhe pastaj stafin që na kanë ndihmuar të arrijmë gjithçka kemi dashur. Një falendërim i madh për të gjithë stafin, pasi ishin fantastikë, kanë punuar shumë”- përfundoi 46-vjeçari.

Tottenham pozicionohet aktualisht në vendin e tretë më 74 pikë, dy më pak se Liverpool që e ndjek nga pas.  /EDS/