Rusi 2018/ Në hall me dëmtimet, Southgate u jep mundësi të rinjve

Gareth Southgate po bën gati listën e lojtarëve që do të marrë me vete në Rusi, për Botërorin 2018-të. Trajneri i kombëtares angleze, siç shkruan “Daily Mail”, ka  përfshirë në listë edhe mesfushorin e Arsenal, Jack Wilshere, i cili ishte në dyshim për shkak të një dëmtimi që pati pësuar në gju. Tekniku i “Tre lunëve” po mendon që të thërrasë gjithashtu edhe mbrojtësin 19-vjeçar të Liverpool, Trent Alexander-Arnold. Shrpesat e Wilshere për të shkuar në Kupën e Botes u dukën të shuara pas pushimit për sfidat mes kombëtareve si pasojë e një dëmtimi në gju, që e detyroi atë të mos luante ndaj Holandës dhe Italisë. Duke shtuar të tjera dyshime në lidhje me gjendjen e tij. Por niveli i përformancës së 26-vjeçarit gjatë javëve të fundit kanë bërë që Southgate t’a listojë në skuadër për në Botëror.

Ndërsa Alexander-Arnold besohet se do të ketë shansin që të udhëtojë me Anglinë në Rusi, pasi mbrojtësi i Tottenham, Kieran Trippier është në dyshim pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e së mërkurës kundër Newcastle United. Lojtari u lëndua në kofshë dhe ende nuk dihet nëse do të jetë në gjendje për t’i shërbyer kombëtares së tij në Kupën e Botës. Përveç Trippier, do të mungojë edhe Joe Gomez, i cili gjithashtu është i dëmtuar. Për këtë, Southgate pritet t’i japë mundësinë e artë 19-vjeçarit të Liverpool, që ka shkëlqyer me Liverpool deri në finale të Champions League.

Tekniku 47-vjeçar ka në plan që të afrojë edhe mesfushorin 18-vjeçar të Dortmund, Jado Sancho.

Listës do t’i bashkohet edhe Adam Lallana, i cili pritet të jetë i përfshirë në ndeshjen e fundit të Premier League me ekipin kundër Brighton ditën e dielë. Southgate do t’i japë një mundësi mesfushorit të Liverpool që të provojë aftësitë e tij pas dëmtimit. /EDS/