Rusi 2018 | Sëmundja që anglezët ia gjejnë shërimin te Cristiano Ronaldo

Në Angli po e mendojnë seriozisht të ndryshojnë mënyrën se si do t’i godasin penalltitë. Ndër vite ata janë eliminuar shpesh nga kompeticionet ndërkombëtare pas gjuajtjes së 11-metërshave. Kjo ndodh pasi anglezët, ndryshe nga të tjerët, godasin shpejt. Dan Ashworth, drejtori teknik i Federatës Angleze të Futbollit, tregon se po punohet që ky defekt të eliminohet.

Përpara zhvillimit të Botërorit Rusi 2018, FA po shikon mundësinë që të përmirësojë këtë rekord negativ që anglezët kanë. Një mënyrë është duke inkurajuar lojtarët të garojnë mes tyre në lojën e golfit gjatë qëndrimit në hotel dhe për të parë se si ata reagojnë kur janë nën presion. Një tjetër mënyrë është duke kopjuar stilin e Cristiano Ronaldos, duke marrë kohën e duhur para se të godasin topin.

“Ne kemi bërë studime nëpër ekipe dhe kemi arritur të zbulojmë disa gjëra interesante. Në qoftë se doni të fitoni një Kupë Bote, statistikat tregojnë se do të duhet ta kalosh një raund përmes gjuajtjes së penalltive. Dhe ata kishin disa rrugë se si do vepronin në situata të tilla”, ka deklaruar drejtori teknik i FA, Dan Ashworth. Anglia ka një rekord negativ në gjuajtjet e penalltive, teksa janë eliminuar në Kupën e Botës 1990, 1998 dhe 2006. Gjithashtu ne Europianet e vitit 1996, 2004 dhe 2012 kanë dalë nga gara në të njëjtën mënyrë, Kjo gjë duhet të ndryshojë me anglezët në përgjithësi. U ndodh edhe me moshat e femrat i njëjti problem.

Gjatë Kupës së Botës në Korenë e Jugut, ekipi i Anglisë U20 praktikoi ndryshe gjuajtjen e penalltive. “ABBA, sistem i marrjes së penalltive, ishte i ri dhe sipas tij duhet të marrësh një kohë të caktuar me lojtarët në fushë, kështu që me zëvendëstrajnerin Aaron Danks ata vendosën konkurrencën brenda ekipit në formatin e ABBA”, shtoi Ashworth, që thekson se është e rëndësishme që të ketë pak garë dhe presion te lojtarët.

“Ju mund ta humbisni penalltinë me një goditje jo të mirë. Kur bie bilbili, ti ke pak minuta të përgatitesh, por si mund ta bëni këtë? Ku duhet ta bësh këtë në fushë? Kush është i përfshirë? Ku duhet të qëndrosh, nga duhet ta nisësh ecjen? Pra, është një studim që tregon se lojtarët anglezë janë pak të shpejtë për të goditur topin pas vërshëllimës. Kur arbitri vërshëllen, ju keni kohë aq sa dëshironi derisa të godisni. Si një komb, përgjatë viteve kemi qenë paksa të shpejtë. Shikoni kombet e tjera, ata marrin pak më shumë kohë. Ka disa modele interesante. Për shembull, vetëkontrolli i Ronaldos është i pabesueshëm”, ka përfunduar drejtori teknik i anglezëve. /EDS/