Rusia goditet nga epidemia e “dopingut”, zyrtari jep dorëheqjen

Vitaly Mutko, presidenti i Unionit Rus të Futbollit, ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i kryetarit të Komitetit Lokal Organizator të Kampionatit Botëror të Futbollit “Rusi 2018”.

Largimi i tij ka ardhur për shkak të pezullimit që mori nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për përfshirjen në akuzat e sponsorizimit nga zyrtarët e sportit rus në përdorimin e dopingut nga atletët vendas.

Mutko humbet kështu dhe detyrën si njëri prej anëtarëve në Këshillin Ekzekutiv të FIFA-s. Në një deklaratë zyrtare, Komiteti Lokal Organizator për “Rusi 2018” ka siguruar se largimi i vullnetshëm i Mutkos nuk ceënon aspak procesin e përgatitjes për organizmin e eventit më të madh futbollistik ndërkombëtar.

Në vend të tij Alexei Sorokin do të ngarkohet me të gjitha funksionet e lëna vakante. Mutko ka një karrierë të gjatë në fushën e politikës dhe sportit. Postet më të larta që ai ka mbajtur janë Ministri i Sporteve në vitet 2008-2016 dhe aktualisht është zv/kryeministër në Federatën Ruse. D.V.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan