Ryan Giggs në “pole position” për pankinën

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Dhjetor 2017 17:26
Ryan Giggs në “pole position” për pankinën

Legjenda e Manchester United, Ryan Gigs është në garë për të marrë një vend pune te Uellsi. Giggs nuk ka mbajtur sekret interesimin e tij për të vazhduar rolin e Chris Coleman, i cili do të bashkohet me Sunderland.

Ish-trajneri i West Brom, Tony Pulis dhe Osian Roberts kompletojnë listën e shkurtër, raporton “Wales Online”. Craig Bellamy, është një nga favoritët për këtë punë, pasi shumë tifozë do të donin ta shihnin atë në krye të pankinës për shkak të pasionit që ai ka shfaqur, por nuk është i mjaftueshëm dhe nuk mund ta vazhdojë. Bellamy nuk po ngatërrohet dhe kandidati Nr.2 është Roberts.

Federata e Futbollit të Uellsit rezervon respekt të madh për Ryan Giggs dhe dëshiron që futbolli uellsian të ngrihet në nivel botëror pas dështimit për kualifikueset në Kupën e Botës. Pritet që drejtuesit të bëjnë zgjedhjen e tyre për të pranuar figurën e Giggs në krye të ekipit Kombëtar. Ai është kandidati që gëzon shumicën nga ish-yjet e Uellsit.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike