S'ka pushime për Hykën, stërvitje edhe Tiranë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
9 Janar 2018 13:51
Mesfushori i San Jose

Jahmir Hyka vazhdon pushimet dimërore në kryeqytet. Mesfushori shtatshkurtër që aktivizohet në kampionatin amerikan, me San Jose, po stërvitet individualisht në Tiranë.

29-vjeçari së bashku me ish-shokun e tij të skuadrës te Tirana, Erando Karabeci kanë shfrytëzuar kohën e lirë për vrap të lehtë nga Liqeni Artificial i Tiranës.

Mesfushori i bardhebluve ka postuar foton me yllin e kuqezinjve në profilin e tij në “Insta Story” ndërsa shkruan në gegënisht: “U kry për sot”. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike