Sa do të zgjasë durimi i Lionel Messit? Rasti i rrallë për Interin që ta ofrojë argjentinasin, pasi klubi i tij dhe bashkëlojtarët po e ‘largojnë’

15 Gusht 2020

Kjo është një humbje që emra si Johan Cruyff, Diego Maradona, Ronaldinho dhe Pep Guardiola që luanin te Barcelona nuk e kishin përjetuar.

Kjo humbje tani është në rekordet e Lionel Messit. 8-2 është një rezultat që nuk kapërdihet lehtë.

Ky është futoblli – mizor dhe mosrespektues.

Lionel Messi (Foto: Rafael Marchante/Pool via Getty Images)

Bayern Munich luajti si Barcelona e vjetër dhe e shkatërroi kundërtarin si të ishte një lojë futsali.

Bayerni ishte një makinë perfekt, që e futi Barcelonën në thertoreve dhe i shënonte nga çdo pozitë që dëshironte.

Sipas gazetës spanjolle Marca, vetëm Leo Messi e meriton të qëndrojë në këtë Barcelonë.

Lionel Messi (Foto: Manu Fernandez/Pool via Getty Images)

Dhe kjo, nëse atij nuk i ka humbur durimi.

Nëse dikujt i intereson pse Barcelona e Lionel Messi e kanë fituar fitoi vetëm një Ligë të Kampionëve në nëntë vite, mund të kthehet pas e ta shohin hartën Romë, Liverpool dhe Lisbonë.

Këto ndeshje tregojnë gjithçka.

Lionel Messi (Foto: Rafael Marchante/Pool via Getty Images)

Tash e një kohë po flitet për një kalim të Messit te Interi dhe kjo mund të ndodh, pasi Barcelona dhe bashkëlojtarët e tij, po e bëjnë të pamundurën për ta larguar!

Asnjë nuk e di sa ka durim Messi. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com