Sa fatkeq që është, lojtari i kombëtares mbyll sezonin!

Sa fatkeq që është, lojtari i kombëtares mbyll sezonin!

Amir Abrashi është i pafat, pasi do të duhet të mungojë për një kohë të gjatë. Mesfushori i kombëtares shqiptare është dëmtuar në ndeshjen me Hertha Berlin dhe fillimisht u raportua se ishte e hapur mundësia për të luajtur që në ndeshjen e së premtes me Stuttgart. Lajmi i keq është bërë i ditur nga klubi i Freiburg, që me anë të një komunikate ka njoftuar se Abrashi duhet të operohet.

Pas kontrolleve mjekësore është mësuar se mesfushori shtatshkurtër ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë dhe nuk i shpëton dot operimit. Mungesa e tij do të jetë e gjatë, rreth gjashtë muaj, ndaj ky është një lajm shumë i keq për stafin teknik të skuadrës gjermane. Gjithashtu edhe për Shqipërinë ai do të mungojë, çka i prish planet e trajnerit Panuçi.

“FC Freiburg duhet të japë njoftimin e mëtejshëm për Amir Abrashin dhe Caleb Stanco. Të dy kanë pësuar dëmtime të rënda në gju. Pasi doli nga loja në Berlin, Abrashi është diagnostikuar me një rupturë të ligamentit krocat në gjurin e djathtë. Futbollisti i kombëtares shqiptare është operuar. Trajtimi i meniskut të Stanko, i cili e kontraktoi gjatë përgatitjeve, gjithashtu kërkon operim. në u dëshirojmë të dy lojtarëve shërim të shpejtë”, njofton klubi gjerman.

Abrashi edhe vitin e shkuar pati shumë probleme, pikërisht me gjurin, duke qëndruar për disa muaj pa luajtur. Në pjesën e parë të sezonit mesfushori u aktivizua vetëm në tre ndeshje, ndërsa këtë vit në 9 ndeshje u përzgjodh si titullar. Tanimë ai duhet të përballojë një tjetër dëmtim deri në rikthimin e tij. Një periudhë tjetër e vështirë që Abrashi do duhet ta kalojë. Sigurisht nuk do t’i mungojë mbështetja e stafit dhe shokëve të ekipit.

Më shumë mundësi mesfushori do të humbasë ndeshjet që Shqipëria luan me Izraelin dhe Skocinë në shtator në Nations League. Pikërisht nga mesi i shtatorit pritet të vijë rikthimi i tij, çka nënkupton se në Bundesliga e ka mbyllur sezonin dhe duhet të mendojë për kampionatin e ri.  /EDS/