Sa i madh Messi, i tha gjyqtarit se nuk ka nevojë të konsultohet me VAR-in pasi ndërhyrja në atë nuk ishte për penallti

11 Mars 2019
Sa i madh Messi, i tha gjyqtarit se nuk ka nevojë të konsultohet me VAR-in pasi ndërhyrja në atë nuk ishte për penallti

Barcelona arriti fitore në Camp Nou ndaj Rayo Vallecanos me rezultat 3-1 në kuadër të La Ligas.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-1, por të gjithë mbetën të befasuar nga gjesti i Lionel Messit në minutën e 43-të.

Teksa argjentinasi dribloi bukur në zonën e rreptësisë një nga lojtarët kundërshtarë i ndërhyri nga pas dhe e pengoi për të shënuar gol.

Menjëherë pas kësaj lojtarët e Barçës reaguan te gjyqtari kryesor duke i bërë presion që të akordojë penallti në të mirë të skuadrës katalunase.

Gjyqtari nuk mendoi shumë dhe kërkoi ndihmën e VAR-it, por i menjëhershëm ishte reagimi nga Messi, i cili i tha gjyqtarit se nuk ishte ndërhyrje për penallti dhe gjyqtari e falënderoi pesë herë Topin e Artë për sinqeritetin e treguar.

Lionel Messi has so much respect for the game of football. Here, he tells the referee there was no penalty. 👏🐐 pic.twitter.com/27Z3WOzLNo

— 𝑴𝒂𝒉𝒂 (@MahaXVIII) March 11, 2019

Por, nuk kaloi shumë dhe 31-vjeçari gjeti golin, ai shënoi nga pika e bardhë në minutën 51-të për rezultatin 2-1.

Kjo ishte paraqitja e 443 për Leon me fanellën e Barcelonës në La Liga, duke e kaluar kështu Andres Iniestan. /Telegrafi/

www.telegrafi.com