Sa i madh u tregua Piatek: Fanellën ia dhuroi një djaloshi që ia kishe premtuar para ndeshjes dhe e gjeti në tribuna për t’ia dorëzuar

11 Gusht 2019

Krzysztof Piatek është të jetë një nga yjet e paktë që i ka Milani aktualisht.

Pa dyshim një takim me të do të ishte shumë për një tifozë, por një dhuratë më e madhe si një fanellë, do të ishte ëndërr.

E pikërisht djaloshit Amar Maloku iu plotësua kjo ëndërr nga sulmuesi polak.

Gjithçka nisi në mëngjes, kur Amari kishte marrë një foto të Piatek dhe kishte shkuar në aeroport.

Nga aty ai ishte edhe në hotelin ku qëndroi Milani gjatë ditës, madje u fotografua me sulmuesin, ku iu premtua edhe fanella.

Ndeshja u zhvillua, Milani fitoi 2-0, ndërsa Piatek luajti në pjesën e dytë.

Ai nuk shënoi, por bëri një gjë të madhe, që Amari tash i vogël, nuk do ta harrojë kurrë në jetë e tij.

Lexo po ashtu: Prapaskenat e ndeshjes Feronikeli-Milan: Stadiumi i zbrazët, dashuria për Maldinin dhe Baresin, inati i Piatek me mbrojtësit dhe dhurata e tij për një fëmijë, tifozi në fushë dhe shtylla e Rexhës

Edhe pse Piatek kishte shumë oferta për ta ndërruar fanellën, ai nuk e ndërroi, por u nis drejt shkallëve të stadiumit dhe e gjeti Amarin dhe babanë e tij Xhevdetin.

Natyrisht gëzim i madh tk djaloshi që e mori fanellën dhe e shtrëngoi shumë dhe i emocionuar u largua nga stadiumi.

E gëzofsh Amar, faleminderit Krzysztof Piatek. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan