Sacchi: Milani do të jetë surpriza e Serie A, ekipi anti-Juve

Ish-trajneri i suksesshëm i Milanit, Arrigo Sacchi dha një intervistë të gjatë për gazetën italiane “Il Corriere della Sera” për një gamë të gjerë temash; nga shanset e Milanit këtë sezon për titullin kampion, te admirimi i tij për ekipin e spanjollit Pep Guardiola në Manchester City. Sacchi e shikon si një zgjidhje të guximshe afrimin e Ancelotti-t te Napoli, ndërsa vlerëson Sarrin.

Serie A – “Juventusi është favoriti i madh, por në të njëjtën kohë jam i bindur se Gattuso, një person i shkëlqyer dhe profesionist i jashtëzakonshëm, mund të bëjë gjithashtu një kërcim në kualitet. Milani do të jetë surpriza e vërtetë e kampionatit dhe mund të konkurrojë edhe për Scudetto”. 

Napoli-Milan – “Një ndeshje shumë e hapur, do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për kuqezinjtë. Kujdes: jo rezultati, performanca: Milan duhet të luajë me kokën lartë, me mentalitetin e Milanit të madh të vjetër. Në këtë mënyrë vetëvlerësimi i grupit do të rritet në mënyrë drastike. Vitin e kaluar ishte një ekip i ri, tani e shoh atë të rritur, të përmirësuar në fakt. Shumë prej atyre djemve i kam njohur që prej kombëtareve të moshave. Caldara, Romagnoli janë djem fantastik. Unë e di vlerën e tyre njerëzore, e di mirë se janë bujarë, të motivuar. Ata nuk gabojnë”.

Sulmi – “Higuain është një garanci, por mbi të gjitha ka një klub. Maldini dhe Leonardo kanë histori, kompetencë dhe karizëm, ishte themelore sepse klubi është gjithmonë në krye, më pas janë lojtarët”.

Ancelotti – “Unë e vlerësoj zgjedhjen e tij, është një sfidë e madhe që e nderon atë, nuk e di nëse Napoli do të përsërisë rezultatin e vitit të kaluar, por një gjë është e sigurt: De Laurentiis ka marrë më të mirin. Carlo është një mjeshtër, një njeri i mençur. Është e komplikuar sepse Napoli vitin e kaluar i ka kaluar pritshmërit, edhe pse jo gjithkush e ka kuptuar këtë. Ata bën diçka të jashtëzakonshme, duke shkuar përtej potencialit të tyre. Ne kishim para syve tanë një xhevahir; Sarri ka qenë një bekim për futbollin italian, një keqardhje që Serie A e ka humbur atë”. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan