Sadiku e nis vrullshëm, asist në debutim

Armando Sadiku ka debutuar me Levante-n. Sulmuesi i kombëtares ishte titullar në ndeshjen miqësore që skuadra spanjolle luajti sot kundër rusëve të UFA. Ky takim përfundoi në barazim 1-1 dhe 26-vjeçari ishte protagonist, duke asistuar për Rogner, partnerin e tij të sulmit. Skuadra ruse arriti të shënojë që në minutën e 12-të me anë të Fatai, por reagimi ishte i shpejtë. Në të 26’ Levante barazoi dhe deri në fund rezultati nuk ndryshoi, duke u mbyllur i gjithë takimi 1-1.

Për trajnerin Munez tanimë ka dy forca të shtuara para ndeshjes me Real Betis në kampionat. Sadiku dhe Roger i kanë lënë pas problemet. Sulmuesi nga Elbasani tani mund të debutojë në kampionatit me Levante-n, sigurisht tani i mbetet në dorë stafit teknik. Me rëndësi është që dëmtimi në gju i përket së shkuarës dhe ai është në gjendje të luajë./EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan