Sadiku i jep fund beqarisë, fejohet me vajzën që njohu në “Facebook”

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
10 Janar 2018 10:51
Sulmuesi kuqezi

Armando Sadiku i ka dhënë fund fund beqarisë. Fatlumja, që i ka rrëmbyer zemrën sulmuesit kuqezi, është Elona. Partnerja e tij, është me origjinë nga Kosova, jeton në Gjermani dhe është me profesion stomatologe.

Gjithçka ka nisur përmes rrjetit social “Facebook”, ku ata kanë filluar të komunikojnë fillimisht. Siç shkruan edhe “infoelbasani.al”, Elona është një tifoze e zjarrtë e Sadikut, por simpatia mes tyre më pas është konvertuar në një lidhje dashurie.

Babai i lojtarit të Legia-s, ka konfirmuar për portalin e në fjalë lajmin e fejesës së djalit të tij. Pavarësisht kësaj, të dy familjet e kanë mbajtur të fshehtë këtë fejesë. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike