Sadiku nga divani: Do të kthehem përsëri!

Armando Sadiku ka përfunduar me sukses operacionin në ligamentin e gjurit, pas dëmtimit të pësuar në një miqësore mes skuadrës së tij Levante dhe holandezëve të Herenveen. Sulmuesi shqiptar do të mungojë për të paktën 6 muaj nga fushat e lojës, çka do të thotë se do të humbasë pjesën e parë të sezonit si dhe sfidat e Shqipërisë për Ligën e Kombeve, kompeticionin më të ri të UEFA-s.

Përmes një postimi në Instagram, 27-vjeçari ka dhënë një mesazh për ndjekësit, duke i falenderuar për mesazhet mbështetëse që ka marrë në këto ditë të vështira. “Diçka e papritur më ndodhi! Por fal ndihmës së Zotit çdo gjë shkoi mirë dhe sot u ktheva në shtëpi pas operacjonit”, shkruan Sadiku në Instagram.

“E di që nuk do të jetë e lehtë të qendroj për një kohë të gjatë jasht fushës. Por kush më njeh e di mirë që nuk është hera e parë për mua një dëmtim i tillë. Do të punoj fort të kthehem përsëri në fushën e gjelbërt!”, shton ai.

Operacioni u realizua të hënën, menjëherë pasi ekzaminimet e detajuara konfirmuan dëmtimin e rëndë për sulmuesin shqiptar. Ai do të jetë një mungesë e rëndësishme për trajnerin Christian Panucci për ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kombeve. Shqipëria luan më 7 shtator kundër Izraelit në Elbasan, tri ditë më pas në Gllasgou kundër Skocisë. Ndërsa më 4 tetor viziton Izraelin në Beer Sheva dhe në 17 nëntor pret Skocinë në Shkodër.

Sulmuesi gjithashtu nuk do të mund të realizojë transferimin në një skuadër tjetër, pasi trajneri i Levantes Paco Lopez kishte vendosur se nuk ishte më në planet e tij. Për të kishte disa oferta, por me sa duket do të duhet të kalojë në “bokse” gjashtë muajt e ardhshëm në përpjekje për të treguar diçka në fazën e dytë me skuadrën spanjolle, pse jo, për të rifituar edhe besimin e Lopez./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan