Sadio Mane, lojtari që mund t’i jap jetë sulmit të Zinedine Zidanes

27 Mars 2019

Zinedine Zidane dëshiron një revolucion në sulmin e Real Madridit dhe shpreson që të nënshkruajë me një lojtar që ka ritëm të lartë dhe i cili mund të luajë në të dy krahët e sulmit, me Sadio Manen që shihet si objektiv kyç.

Duke parë se sa i efektshëm është Mane kur ai shënoi kundër Los Blancos në finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 2018, Zidane është dashuruar që atëherë me fleksibilitetin që lojtari i jep ekipit në të cilin luan.

Sipas MARCA-s, trajneri francez ua ka bërë një kërkesë klubit që të nënshkruhet në verë me këtë lojtar.

Mane aktualisht po jeton në periudhën e tij më të mirë në Anfield, pasi shënon shpesh dhe po e ndihmon Liverpoolin drejt fitoreve në Ligës së Kampionëve si ajo Bayern Munich, por edhe në kampionat.

Ai mund të ndryshojë ndeshjet, pasi ka ritëm të pabesueshëm, luan mirë me topin dhe mund t’i kalojë lehtë mbrojtësit.

Këto atribute kanë qenë prej kohësh të pranishme në këmbët e Manes, madje edhe sa ishte te Southampton.

Besimi i Zidane në Karim Benzema është i palëkundur, dhe Mane shihet si një lojtar i cili mund të jetë një partner i përsosur për ish- golashënuesin e Lyonit.

Me  Benzeman në qendër dhe Manen e Viniciusin në krahë, sulmi i Real Madridit do të ishte emocionues dhe shumë aktiv. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=4talG5j-FyI

www.telegrafi.com