Salah imiton Shaqirin me festimin e golit ndaj Bournemouthit

09 Shkurt 2019

Liverpooli fitoi ndaj Bournemouthit në Ligën Premier me rezultat 3-0, ndërsa golin e fundit në takim e shënoi Mohamed Salah.

Goli i 26-vjeçarit vazhdon të komentohet në media, por edhe nga tifozët në rrjetet sociale.

Kjo pasi egjiptiani te festimi i golit e kopjoi Xherdan Shaqirin dhe kjo i pëlqeu tifozëve Reds pasi është tregues se dyshja kalojnë bukur mes vete.

O SALAH IMITANDO A COMEMORAÇÃO DO SHAQIRI pic.twitter.com/zWPWwIOOMK

— POOLZÃO DA MASSA (@liverpoolzao) February 9, 2019

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje ylli nga Kosova nuk ishte as në bankën rezervë pasi kishte komplikim abdominal para ndeshjes.

Ky ishte goli i 17-të për Salah këtë sezon në Ligën Premier, ylli i skuadrës së Jurgen Klopp ka edhe shtatë asistime.

Festa e Xherdan Shaqirit pas golit ndaj Burnleyt (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër Shqiri ka shënuar në kampionatin elitar deri më tani gjashtë gola dhe ka dhuruar dy asistime në 999 minuta lojë.

Ndeshja e ardhshme e Liverpoolit është kundër Manchester Unitedit. /Telegrafi/

Paraqitja e Shaqirit ndaj Man Utd:

www.telegrafi.com

ulaƟ utku bozdoğan
ulaƟ utku bozdoğan astrolog
ulaƟ utku bozdoğan