Salah vlen më shumë se Neymar, po Reali cilin do të marrë?

Mohamed Salah vlen më shumë se Neymar. Falë paraqitjeve të tij fantastike në kampionatin anglez dhe Champions League, Liverpool i ka rritur vlerën e kartonit egjiptianit. Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, drejtuesit e “The Reds” i kanë kërkuar 200 milionë paund (230 milionë euro) Real Madridit për të marrë shërbimet e 25-vjeçarit.

Salah ka edhe katër vite të mbetura në kontratën me vlerë 90 mijë paund në javë, që nënshkroi pasi u transferua nga Roma në “Anfield”. Por, me ardhjen e tij në kampionatin anglez dhe përformancën pozitive që ka bërë deri më tani, duke u kthyer në një yll ndërkombëtare, Liverpool dhe agjenti i lojtarit, Ramy Abbas po rishikojnë kushtet e kontratës. Vlera e kartonit të ish-sulmuesit verdhekuq ishte afërsisht 100 milionë paund në muajin dhjetor, kur Zinedine Zidane shfaqi interes për të në Botërorin e Klubeve, por tashmë duke që është rritur deri në 200 milionë paund.

Me 43 golat e shënuar këtë sezon, Salah është kthyer në një ikonë në “Anfield” dhe një yll i padiskutueshëm në futbollin botëror. Liverpool, ka deklaruar që nuk do ta shesë yllin egjiptian, për këtë i kanë vendosur një vlerë të lartë kartonit të tij, që të mos ketë mundësi asnjë klub për t’a blerë. Trajneri Jurgen Klopp dëshiron me patjetër që t’a mbajë 25-vjeçarin në skuadër, pasi falë tij është shumë pranë finales së madhe të Champions League, që do të luhet në Kiev të Ukrainës. Gjigantët e Premier League gjithashtu janë pranë nënshkrimit të një marrëveshje të re me brazilianin, Roberto Firmino, i cili ashtu sikurse Salah, shënoi dy herë në fitoren 5-2 ndaj Romës, në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Egjiptiani nuk ka klauzolë blerjeje në kontratë, ndaj kjo ua bën më të vështirë madrilenëve. Përveç kësaj, Reali duhet të vendosë se cilin prej lojtarëve dëshiron përfundimisht të transferojë në “Santiago Bernabeu”, Neymarin nga PSG apo Salah nga Liverpool. Braziliani duket i pakënaqur në Ligue 1 dhe shanset për t’u kthyer në La Liga janë të larta. Edhe vetë presidenti Perez ka pranuar që do të bëjnë maksimumin që t’a afrojnë në skuadër 26-vjeçarin. Por, dalja në skenë e ylli egjiptian të “Të kuqve” duket që ua ka ngatërruar paksa planet drejtuesve të “Los Blancos”, ndaj u duhet të vendosin më parë se për cilin do të futën në garë. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan