Sampaoli kërkon të spostohet në veri për sfidën e radhës

Jorge Sampaoli mund të jetë pushuar nga puna si trajner i Argjentinës pas dështimit spektakolar në Kupën e Botës, por tashmë i ka vënë syrin postit të trajnerit të Meksikës, duke u transferuar kështu nga Amerika e Jugut në të Veriut.

Ish-trajneri i Kilit dhe Sevillas zgjati vetëm 12 muaj me kombëtaren e vendit të tij edhe pse u etiketua si trajneri më i mirë në botë nga Presidenti i Federatës Claudio Tapia në vitin 2017. Por sipas “Goal.com” ka pak gjasa që 58-vjeçari të qendrjë pa punë edhe për shumë gjatë.

Për të interesohen edhe SHBA, Kosta Rika dhe Paraguaj, por ai vetë preferon më tepër të drejtojë një skuadër të një niveli më të lartë, si Meksika, e cila ka mbetur pa trajner pas largimit të kolumbianit Juan Carlos Osorio.

Meksikanët kanë në listën e tyre edhe dy alternativa të tjera, Quique Setien dhe Andre Villas Boas. Por ndërsa trajneri i Sevillas është nën kontratë me klubin andaluzian deri në vitin 2020, portugezi nuk duket shumë i interesuar për të drejtuar një skuadër kombëtare dhe po pret një ofertë nga një klub europian.

Në këtë mënyrë, argjentinasi mbetet kandidati më i mundshëm. Meksika ka punësuar edhe më parë trajnerë të huaj dhe suksesi i Sampaolit me Kilin në Kupën e Amerikës nuk është harruar. Federata nuk ka shumë besim te trajnerët e futbollit meksikan dhe preferon një emër të rëndësishëm. Por e vetmja pikë që mund t’i ndajë palër është dëshira e federatës për një kontratë afatgjatë deri në 8 vjet, një impenjim që mund të mos i pëlqejë Sampaolit, i cili ka shumë kërkesa nga klube dhe kombëtare të tjera./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan