Samuel Eto’o bën bamirësi, i dhuron shtëpi ish-kapitenit të Kamerunit

Ish sulmuesi i Interit ka kërkuar të ndihmojë Norbert Owona-n, kapitenin e Kamerunit në mesin e viteve ’60 dhe ’70, që aktualisht është pa një çati mbi kokë. Me një karrierë të lavdishme, por tashme i lënë në harresë, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Norbert Owona, i cili është 67 vjeç, dikur nderohej nga krerët më të lartë të Kamerunit. Jemi në vitet ’60 dhe ’70, Norbert është kapiteni i klubit afrikan, një nga fytyrat më të famshme të kombit, në vëmendjen e të gjithë tifozëve. Pastaj koha fluturoi, aq shumë sa disa dekada më vonë e gjejmë të shtrirë në rrugicat e New-Bell, pa një çati mbi kokë.

Shtëpia e tij është rrënuar tashmë. Ai ka investuar të gjitha kursimet e tij, për trajtimin mjekësor të gruas së tij, viktimë e kancerit. Tashmë ndodhet në qiell të hapur, duke vëzhguar kalimtarët dhe qiellin, me shpresën se nuk bie shi. Ai gjithashtu u përpoq t’i shkruante zyrtarëve më të lartë të shtetit, duke përfshirë Presidentin e Republikës, Paul Biya, i cili e njihte shumë mirë. Por asgjë, asnjë përgjigje. I lënë në indiferencë të plotë, deri në momentin që Tchouffac, një gazetar nga Equinoxe TV, e pa atë në ato kushte: “Ju i keni dhënë kaq shumë vendit tonë, bota duhet ta dijë se çfarë ju ka ndodhur, se si po ju trajtojnë “. Nga ai moment televizioni kombëtar i kushtoi një reportazh dhe fillimisht mori trajtim mjekësor.

Për ta ndihmuar ka menduar edhe Samuel Eto’o, i cili me Kamerunin numëron 118 ndeshje dhe 56 gola. Ai nuk i harron legjendat që kanë nderuar ekipin kombëtar afrikan në të kaluarën. Pasi kishte kontribuar me një shumë parash për të paguar të paktën nevojat për ushqim, ish-sulmuesi i Kamerunit, Inter dhe Barcelona, deklaroi se ai gjithashtu do të blejë një shtëpi për Norbert. Sepse edhe ai nuk mund ta shihte dot në ato lloj gjendje. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan