Samuel Eto’o prish kontratën me Konyaspor , zbulohet e ardhmja

Samuel Eto’o nuk është më një futbollist i Konyaspor: 37-vjeçari ish lojtari i Barcelonës dhe heroi i tripletës me Interin në 2010, ka prishur kontratën në mënyrë konsensuale me klubin turk, ku kishte zbarkuar janarin e kaluar dhe në 14 ndeshje të luajtura shënoi 6 gola.

Katër herë fituesi i çmimit “futbollisti i vitit” në Afrikë, që ka milituar në Itali edhe me fanellën Sampdorias është në kërkim të një aventure të re: Ekipi që ëndërron ta ketë është Nimes, skuadra franceze që sivjet është rikthyer në Ligue 1, me tifozët të cilët janë  të gatshëm të organizojnë mbledhje fondesh për të marrë një nga futbollistët më të famshëm në historinë e futbollit modern. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.