Sanches drejt transferimit në Ligue 1 te Lille

22 Gusht 2019

Renato Sanches do të largohet përfundimisht nga Bayern Munich.

Mesfushori portugez u ankua për hapësirat e pakta te bavarezët, ndërsa sjelljet e tij nuk i kanë pëlqyer drejtuesve të klubit.

Lojtari duket se e ka të qartë të ardhmen e tij e cila do të jetë në kampionatin francez Ligue 1.

Lille pritet të jetë skuadra e re e portugezit, pasi klubi francez ka arritur një marrëveshje me Bayernin.

Renato Sanches. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images for AUDI)

Sanches do t’i bashkohet ekipit francez si huazim me të drejtë blerje për 20 milionë euro.

Në garë për lojtarin kanë qenë edhe skuadra tjera franceze si PSG, Monaco dhe Marseille.

22-vjeçari u kërkua edhe në Itali nga Lazio dhe Fiorentina, por ka preferuar të shkoj te Lille ku do ta ketë një vend të sigurt në formacionin bazë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan