Sanchez pritet ta kompletojë kalimin te Interi në fillim të javë së ardhshme

25 Gusht 2019

E ardhmja e Alexis Sanchezit pritet të vendoset nesër (e hënë) te Manchester United, derisa lidhet me një kalim te Interi.

Djajtë e Kuq thuhet se janë pajtuar që ta lejojnë largimin e anësorit kilian në drejtim të Serie A-së, pas 18 muajsh kalimi në Old Trafford.

Nerazzurët që tashmë e kanë transferuan Romelu Lukakun nga Unitedi, janë shumë afër ta transferojnë edhe ish-anëtarin e Barcelonës në formë huazimi me të drejtë blerje për 15 milionë euro.

Sanchez aktualisht fiton 500 mijë euro te Manchester United, ndërsa po ashtu fiton edhe 80 mijë euro në çdo ndeshje që starton, e që po i shkakton probleme financiare skuadrës angleze.

Lexo po ashtu: Solskajer ngjall dyshime për kalimin e Sanchezit te Interi: Të shohim në shtator çfarë do të ndodhë

Interi thuhet se nuk është pajtuar që ta paguajë pagën e lartë të kilianit, andaj Djajtë e Kuq do të paguajnë pjesën më të madhe të pagës, derisa italianët do të shpenzojnë vetëm katër milionë euro.

Nesër pritet që Sanchez të fluturojë për në Milano që t’i përfundojë testet mjekësore te Interi, derisa në orët e pasdites mund të ndodhë prezantimi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan