Sancho ia mbyll dyert Unitedit: Dua të fitoj tituj me Dortmundin

18 Shtator 2019

Jadon Sancho insiston se dëshiron të fitojë tituj me Borussia Dortmund edhe pas interesit në rritje të Manchester Unitedit.

19-vjeçari ishte mbresëlënës në barazimin pa gola të së martës kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Fjalët për të ardhmen e tij nuk kanë të ndalur, por talenti anglez ka refuzuar të flet rreth të ardhmes së tij, duke qenë i fokusuar te Dortmundi.

Lexo po ashtu: Dortmundi konfirmon bisedimet me Unitedin për Jadon Sanchon

“Nuk mund ta tregoj të ardhmen. Unë thjesht e marr atë ndeshje pas ndeshje”, ka thënë fillimisht Sancho për Viasport.

“Thjesht dua të jap 100 për qind për Borussia Dortmundin”.

“Me të vërtetë dua të bëj mirë me Dortmundin. Natyrisht, dua të fitoj tituj dhe të jap gjithçka”, përfundoi talenti anglez. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan