Sancho shkruan historinë në Bundesliga

10 Shkurt 2019

Talenti anglez, Jadon Sancho ka bërë historinë në Bundesliga me golin e tij të fundit të shënuar për Borussia Dortmund .

Sancho erdhi pa shumë bujë nga Manchester City, por shpejt u bë e qartë se do të ishte e pamundur të injoroheshin potencialet e të riut.

Ai është bërë titullar i rregullt që nga shpërthimi në skenë dhe aktualisht është yll i skuadrës së Lucien Favre.

Lexo po ashtu: Nëntë adoleshentët që po çmendin botën e futbollit me talentin e tyre, nga Sancho tek De Ligt e Kluivert

Sot (e shtunë), Sancho ka arritur të shënojë golin e parë në minutën e 32-të ndaj Hoffenheimit.

8 – @Sanchooo10 from @BVB is the youngest player ever in Bundesliga history to score eight goals. Diamond. #BVBTSG pic.twitter.com/wLGq03T2FO

— OptaFranz (@OptaFranz) February 9, 2019

Ky gol ka bërë që talenti anglez të hyjë në historinë e kampionatit gjerman, Bundesligas.

Në moshën 18 vjeçare, anglezi është bërë lojtari më i ri që arrin të shënojë tetë gola në kampionatin elitar gjerman.

Lexo po ashtu: Sancho: Jam i lumtur te Dortmundi, dua të luaj futboll

Goli i parë i anglezit erdhi në fundin e sezonit të kaluar 2017-18, ndërsa shtatë tjerët kanë ardhur në këtë sezon.

Ai tani ka shtatë gola në Bundesliga, ndërsa ka asistuar edhe plot nëntë herë deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/

www.telegrafi.com