Sane dhe Jesus të pakënaqur, mendojnë largimin nga Man City

19 Prill 2019

Menaxheri i Manchester Cityt , Pep Guardiola po lufton për të mbajtur skuadrën e tij të bashkuar pasi shumë nga yjet thuhet se po mendojnë largimin.

Sipas mediumit të njohur El Chiringuito, janë ‘shtatë ose tetë’ yje të Cityt që po kërkojnë një largim nga Etihad në fund të sezonit.

Ky medium pretendon se sulmuesit Leroy Sane dhe Gabriel Jesus janë të pakënaqur me numrin e ndeshjeve të tyre gjatë këtij sezoni, me të dy që e kanë gjetur veten rregullisht në stol.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet rreth Man Cityt

Braziliani ka nisur vetëm tetë ndeshje të Ligës Premier këtë sezon – duke qenë zëvendësues në 18 raste.

Sane dhe Jesus duke festuar një gol së bashku (Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

Ndërsa Sane ka qenë një zëvendësues i papërdorur në katër nga tetë ndeshjet e fundit të Ligës Premier, me Raheem Sterling dhe Bernardo Silva të preferuar para tij.

Kërkesa e tyre për t’u larguar do të shkaktojë një termet te City pasi një numër i madh lojtarësh mendohet se do ta kërkojnë të njëjtën gjë, pasi janë të bindur se Pep Guardiola do të vazhdojë t’i lërë ata jashtë formacionit titullar. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan