Sarri dëshiron transferimin e Gabriel Jesusit para Icardit

08 Korrik 2019

Juventusi ka shfaqur interesimin për transferimin e sulmuesit brazilian të Manchester Cityt, Gabriel Jesus.

Sipas mediumit televiziv RAI Sport, drejtori sportiv i Juventusi, Fabio Paratici, është takuar me trajnerin e ri Maurizio Sarri për të diskutuar planet e tyre për transferimin e një sulmues.

Ky medium raporton se trajneri italian ka shprehur interesim për transferimit e sulmuesin brazilian të Cityt, Gabriel Jesus.

Lexo po ashtu: Juventusi rivalizohet fortë nga Napoli për Icardin

Edhe pse Juve është në negociata tash e një kohë me sulmuesin e Interit, Mauro Icardi,  Sarri e konsideron Jesusin si opsionin më të mirë për sulm.

Jesus ishte sulmuesi kryesor i Brazilit në Copa America (Foto: Alexandre Schneider/Getty Images/Guliver)

Trajneri italian beson se sulmuesi i Cityt do të ishte një partner më i mirë për yllin e ekipit, Cristiano Ronaldon.

Sulmuesi brazilian gjithashtu thuhet se është i interesuar për t’u larguar nga kampionët anglez, pasi është zgjedhja e dytë pas Sergio Agueros. /Telegrafi/

www.telegrafi.com