Sarri ende nuk e ka të qartë për pozitën që luan Arthur Melo

29 Qershor 2020

Maurizio Sarri duket se ende nuk e ka të qartë për rolin që ka Arthur Melo në mesfushë.

Mesfushori brazilian edhe zyrtarisht iu bashku Juventusit si pjesë e shëkmbimit me Miralem Pjanicin që kaloi te Barcelona.

Trajneri i Zonjës së Vjetër ka thënë në konferencë për media se një pjesë e stafit do të studiojë Arthur Melon në lojën e tij.

Lexo po ashtu: Zyrtare: Arthur Melo transferohet te Juventusi

“Një pjes e stafit teknik do të studiojë Arthur Melon”, ka thënë Sarri. “Nuk mund të them asgjë më shumë, pasi ai nuk është pjesë e skuadrës tani”.

“Pjanic? Është me ne dhe i fokusuar për ndeshjen ndaj Genoas. Nuk më pëlqen të flas për afati i transferimeve kur jemi në këtë pikë, pasi kemi ndeshje ende”.

“Vëmendja jonë është që të mbyllim takimet dhe më pas të flasim rreth lojtarëve të rinj”, ka shtuar më tej trajneri i Juventusit.

Melo do t’i bashkohet skuadrës italiane me të përfunduar ky edicion, derisa kujtojmë se ishte kundër që të largohej nga Camp Nou. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com