Sarri flet për të gjitha: Fitorja në finale, Hazard dhe ofertat nga Serie A

30 Maj 2019

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka folur pas ndeshjes finale që skuadra e tij e fitoi 4-1.

Trofeu i Ligës së Evropës është i pari për të si trajner.

“Nuk ishte e lehtë të vija në një kampionat kaq të vështirë dhe të ambientoheshe menjëherë. Pata disa vështirësi, por në shkurt vura re një ndryshim në raportin me lojtarët. Ndoshta unë ndryshova gjithashtu”.

Maurizio Sarri. (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/ Guliver)

Eden Hazard e ka konfirmuar largimin, për çka i vjen keq trajnerit italian.

“Më vjen keq që do të largohet. Është një lojtar i jashtëzakonshëm që mund të bëjë akoma më mirë”.

Eden Hazard (Foto; Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Ai shtoi se ka kontratë me klubin, por duhet një takim për të sqaruar shumë gjëra.

“Tani është momenti për të festuar. Nesër duhet të shikojmë bilancet e sezonit. Kam dhe dy vite kontratë, por mendoj se një ballafaqim është i nevojshëm”.

Lexo po ashtu: Maurizio Sarri fiton trofeun e parë të madh në karrierë

Fjalët e fundit të tij hedhin dyshime të mëdha për një kalim te Juve.

“Napolitanët i dua shumë. Vitin e kaluar zgjodha të mos vazhdoja në një skuadër italiane, por të largohesha”.

Maurizio Sarri duke e ngritur trofeun . (Photo by Francois Nel/Getty Images)

“Megjithatë, futbolli ndonjëherë të çon në trajektore të atilla, që gjithsesi nuk mund të prishin marrëdhëniet që unë kam me klubin e qytetin e Napolit”, ka thënë Sarri. /Telegrafi/

www.telegrafi.com