Sarri: Jemi përmirësuar dukshëm – golat e Atleticos të parashikueshme, duhej t’i ndalnim

18 Shtator 2019

Maurizio Sarri e pranon se Juventusi duhet të punojë në mbrojtje, sepse sipas tij ekipi duhet të jetë më agresivë.

Juventusi ishte në epërsi, 2-0, por u desh të pajtohet me barazim 2-2 ndaj Atletico Madridit.

Juan Cuadrado dhe Blaise Matuidi i kishin dhënë Juve epërsinë 2-0 në Wanda Metropolitano, por në fund pranuan dy gola.

Maurizio Sarri, trajner i Juventusit. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

“Ishte një përmirësim i madh nga ndeshja e fundit dhe ne ndiheshim sikur loja ishte në duart tona”.

“Juventus nuk kishte shënuar në këtë stadium në shumë vizita dhe ne sot shënuan dy gola, plus kishte tre ose katër goditje të tjera në portë”.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

“Është zhgënjyese, sepse golat e Atleticos vinin nga situata të parashikueshme dhe megjithatë ne nuk ishim të gatshëm për t’i ndalur”, ka thënë Sarri. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan