Sarri: Jemi të lumtur me kualifikimin, të arrish në gjysmëfinale nuk është e lehtë

19 Prill 2019

Chelsea ka arritur ta eliminojë nga çerekfinalja skuadrën çeke Slavia Pragë.

Pas 180 minutash lojë, londinezët triumfuan me rezultat të përgjithshëm 5-3 për të kaluar në gjysmëfinale.

Për trajnerin Maurizio Sarri kjo është gjysmëfinalja e parë evropiane me klube, pasi më parë nuk e kishte arritur asnjëherë një sukses të tillë.

Trajneri italian ka thënë pas ndeshjes se është i lumtur me këtë arritje të skuadrës.

Chelsea. (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

“Jemi të lumtur që kemi arritur këtu. Të arrish deri në një gjysmëfinale evropiane asnjëherë nuk është e lehtë”, u shpreh italiane që foli edhe për ndeshjen.

“Patëm një paraqitje të mirë në pjesën e parë, por jo edhe në të dytën që pësuam dy gola të tjerë”.

“Na është bërë e zakonshme që në pjesën e dytë ta humbasim përqendrimin dhe kjo është një rrezik, duhet të përmirësohemi”, tha trajneri italian.

Në gjysmëfinale Chelsea do të përballet me befasinë e këtij edicioni, Eintracht Frankfurt.

Pedro. (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

“Kundërshtari ynë i ardhshëm është Eintracht Frankfurt. Ata janë një skuadër e madhe dhe me një sulmues të mrekullueshëm si Luka Jovic. Do të jenë dy sfida të mëdha”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

www.telegrafi.com