Sarri: Merituam të fitojmë ndaj Eintrachtit, dua ta fitojmë edhe finalen

03 Maj 2019

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri ka folur pas barazimit 1-1 të Chelseat në udhëtim te Eintrach Frankfurti.

Blutë e Londrës kanë marrë një rezultat të mirë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës, por sipas Sarrit ekipi i tij duhej të fitonte.

“Dua të arrijmë finalen kundër çdo skuadre, Arsenalit ose Valencias. Kemi qenë të njëjtë gjatë gjithë kohës, ekip që luajmë futboll. Nuk dua të luaj finalen, dua ta fitojë atë”, ka thënë fillimisht Sarri pas ndeshjes.

Lexo po ashtu: Frankfurti dhe Chelsea ndahen në barazim, finalisti vendoset në 'Stamford Bridge'

“Tre muaj më parë, ishim në telashe në një kampionat shumë të vështirë dhe nuk është e lehtë të reagojmë, por kemi qenë në gjendje të reagojmë. Tani, në 15 ditët e fundit të sezonit, ne po luftojmë për katërshe dhe finalen në Ligën e Evropës, kështu që ne meritojmë një trofe”.

“Mendoj se kemi bërë një gabim në 20 minutat e para, kjo ishte ndjenja ime nga stoli, se ne ishim duke luajtur vetëm për të menaxhuar rezultatin për 0-0. Por ne nuk ishim në gjendje ta bëjmë këtë”.

“Pastaj filluam të luajmë pas 25 minutash dhe luajtëm shumë mirë deri në minutën e 85-të dhe merituam të fitojmë shkaku i rasteve. Kemi qenë në kontroll të ndeshjes për 70 minuta dhe duhet të kishim fituar, por ata janë të rrezikshëm në kundërsulme nëse i jepni hapësira. Ne merituam të fitojmë”.

Lexo po ashtu: Notat e lojtarëve: Eintracht Frankfurt 1-1 Chelsea

“1-1 nuk është aq kaq. Ata janë shumë të rrezikshme në shtëpi, vërtetë shumë të rrezikshëm, unë kam parë ndeshjet e Eintracht në Ligën e Evropës dhe ata janë të rrezikshëm”.

“Ne duam të shkojmë në finale, por e dimë shumë mirë që do të duhet të luajmë një ndeshje shumë të mirë javën e ardhshme”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

www.telegrafi.com