Sarri merr oferta, Napoli e “blindon”

Napoli po bën një kampionat të shkëlqyer në Seria A, ku kryeson me një pikë më shumë se Juventusi dhe është në garë për të fituar titullin kampion. Por, zërat e fundit të merkatos flasin për një kalim të mundshëm të trajnerit Maurizio Sarri drejt Premier League ku disa ekipe janë të gatshëm ta ulin në stol.

Një gjë e tillë ka bërë që presidenti i napoletanëve De Laurentis të lëvizë shpejt në këtë drejtim dhe të ulet në bisedime me teknikun për t’i rinovuar kontratën, natyrisht me një pagë të re. Aktualisht Sarri përfiton 1.4 milion euro në sezon, shumë pak duke parë ecurinë e skuadrës dhe De Laurentis është gati që në kontratën e re, t’i japë trajnerit deri në 3 milion euro për ta bindur. Ajo që tashmë pritet është vetëm përgjigja e teknikut në lidhje me këtë ofertë.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan