Sarri nuk e ka mbështetjen e lojtarëve kryesorë te Chelsea

12 Shkurt 2019
Sarri nuk e ka mbështetjen e lojtarëve kryesorë te Chelsea

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, e ka humbur respektin në zhveshtoren e Bluve – shkruan gazeta spanjolle, AS.

Sipas njoftimit, strategu italian qe disa muaj nuk e ka mbështetjen e emrave kryesore të skuadrës dhe raporti ndërmjet tij dhe lojtarëve është quajtur si i pandreqshëm.

Maurizio Sarri (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Lojtarët nuk i kuptojnë metodat e italianit, ata nuk ndihen komodë dhe kjo është parë edhe në fushë”, thuhet në shkrimin e AS.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Chelsea

Akoma më keq për ish-trajnerin e Napolit është fakti se disa lojtarë tashmë po i shqyrtojnë opsionet për t’u larguar në sezonin e ardhshëm, në rast se ai do të qëndrojë.

Maurizio Sarri (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Në listën e atyre që mund të largohen është edhe lojtari kryesor, Eden Hazard, prandaj klubi pritet të ndërmarrë masa lidhur me të ardhmen e trajnerit.

Këto njoftime vijnë pas humbjes më të thellë të Bluve në histori të Ligës Premier – të shtunën, ata pësuan me rezultat 6-0 nga Manchester City.

Kujtojmë që 60-vjeçari mori drejtimin e Chelseat në korrik të vitit të kaluar duke e zëvendësuar bashkëkombësin e tij, Antonio Conte. /Telegrafi/

www.telegrafi.com