Sarri shpreson që FIFA do t'i heq dënimin Chelseat

08 Mars 2019
Sarri shpreson që FIFA do t'i heq dënimin Chelseat

Chelsea është dënuar së fundi me dy afate kalimtare, ku nuk ka të drejt të transferojë lojtarë.

Por, trajneri i klubit, Maurizio Sarri ka shpresë që vendimi i FIFA-s do të anulohet dhe do të sjellin përforcime të reja.

Pas fitores në Ligën e Evropës, italiani u pyet nëse e kishte diskutuar situatën me bordin e klubit londinez.

Maurizio Sarri (Foto by Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

“Nuk jam veçanërisht i interesuar. Ne sapo planifikuam një orar të mundshëm të veprimtarisë para sezonit duke shkuar deri në fillim të Ligës Premier”.

“Në çdo rast, ka disa ankesa që po ndodhin dhe ka një shans që ta zgjidhim këtë situatë të vështirë për ne”, pohoi strategu.

Lexo po ashtu: FIFA dënon Chelsean për transferimin e të miturve, Blutë nuk mund të transferojnë në dy afatet e ardhshme

The Blues janë shpallur fajtorë për shkelje të nenit të 19-të të rregullave në rastin e transferimit të 29 lojtarëve të mitur.

Ndryshe, Manchester City është duke u hetuar për të njëjtën vepër dhe mund të sanksionohet nga Shtëpia Botërore e Futbollit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com