Saul objektivi kryesor i Barcelonës, por kampioni i Spanjës fillimisht duhet të shes për ta transferuar atë

18 Nëntor 2019

Barcelona duket se do të futet fuqishëm në tregun e transferimeve gjatë afatit kalimtar të janarit.

Gjiganti katalunas ka për objektiv të përforcohet në repartin e mesfushës dhe tanimë ka një objektiv madhor.

Mesfushori spanjoll, Saul Niguez është objektivi kryesor i Barcelonës për këtë repart, pasi kataluansit e përcjellin prej kohësh yllin e Atleticos.

Mundo Deportivo ka raportuar se Barcelona është gati ta paguajë klauzolën e lojtarit prej 150 milionë euro.

Saul Niguez. (Photo by Sam Greenwood/Getty Images)

Por fillimisht kampioni në fuqi i Spanjës duhet të shes lojtar për të mbledhur fonde për transferimin e Saulit.

Lojtari i parë që pritet të largohet është kroati Ivan Rakitic, nga shitja e të cilit Barcelona synon të fitojë mbi 40 milionë euro.

25-vjeçari Saul Niguez ka shprehur edhe më parë dëshirën për të luajtur në Camp Nou, ndërsa interesim të madh për të kanë shprehur edhe dy skuadrat nga Manchesteri, City dhe United. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan