Schalke 0-3 Bayern, notat e lojtarëve: Shkëlqen Lewandowski, Coutinho e Perisic me paraqitje të mirë

24 Gusht 2019

Bayerni Munich ka arritur fitoren e parë në sezonin e ri të Bundesligës pas barazimit kundër Hertha Berlinit.

Bavarezët triumfuan si mysafirë në stadiumin Veltins Arena kundër Schalke 04 me rezultat të pastër 3-0.

Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para të lojtarëve, ku notën më të lartë e ka lojtari i kampionit në fuqi, Robert Lewandowsi, i cili në saje të tri golave mori notën 9.5.

💥💥💥💥💥💥

🔴⚪️ #S04FCB 0-2 (53') pic.twitter.com/1H49Fnr1jt

— FC Bayern München (@FCBayern) August 24, 2019

Më i dobëti në fushën e stadiumit Veltins Arena ishte sulmuesi anësor i “mbretërve të kaltër” Raman, i cili mori notën 5.8.

Edhe debutuesit te kampionët në fuqi patën paraqitje të mirë, ku Philippe Coutinho u vlerësua me notën 6.7 gjersa Ivan Perisic me 6.4.

Lexo po ashtu: Lewandoski "hat-trick" në fitoren e Bayernit ndaj Schalkes, debuton Coutinho dhe Perisic

Pas kësaj, Bayerni zë pozitën e katërt të renditjes tabelore të ligës elitare gjermane me katër pikë gjersa lider është Borussia Dortmund me gjashtë sosh. /Telegrafi/

www.telegrafi.com