Schick: Leipzigu ishte zgjedhja e duhur

23 Mars 2020

Patrik Schick e ka rigjetur formën e tij te RB Leipzig që nga largimi te Roma dhe 24-vjeçari mendon se e bëri vendimin e duhur që iu bashkua klubit gjerman.

Sulmuesi u huazua te klubi nga Bundesliga (për 3.5 milionë euro, me opsionin e blerjes për 29 milionë euro). Që atëherë, ai ka shënuar shtatë gola në 15 paraqitje në kampionatin gjerman.

“Leipzig ishte absolutisht zgjedhja e duhur për karrierën time”, ka thënë Schick për iSport.cz.

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Kam biseduar edhe me Borussia Dortmundin, Bayer Leverkusenin dhe Schalke 04, këtu në Gjermani. Në Angli, të interesuar ishin Evertoni dhe Crystal Palace, si edhe Valencia në Spanjë”.

“Ndjeva që Leipzigu më dëshironte më shumë dhe po ashtu më tërhiqte mënyra e lojës e trajnerit Julian Nagelsmann. Jam i sigurt se e bëra zgjedhjen e duhur”, ka shtuar sulmuesi çek.

Më tej, ai ka theksuar se pasi e ka realizuar ëndrrën për të luajtur në Itali, në të ardhmen mendon të luajë në Angli. /Telegrafi/

www.telegrafi.com