Scholes insiston: Man City është skuadër më e mirë se Liverpooli

14 Shkurt 2020

Legjenda angleze e Manchester Unitedit, Paul Scholes këmbëngul se Liverpooli nuk është skuadra më e mirë në Angli.

Liverpooli mban një epërsi prej 22 pikësh ndaj City dhe janë vetëm gjashtë fitore larg nga titullin i parë i ligës në 30 vitet e fundit.

Por, ish-mesfushori i Djajve të Kuq, Scholes, këmbëngul se skuadra e Pep Guardiolës mbetet një klasë mbi ekipin e Jurgen Kloppit.

Lexo po ashtu: Super kompjuteri vjen me parashikim të ri – Liverpooli kampion me rekord pikësh, befasi renditja e klubeve të mëdha

“Jo nuk mendoj se Liverpooli është më mirë se City”, ka thënë fillimisht Scholes.

“Unë ende mendoj se skuadra e Guardiolas do të luajë gjithmonë futboll më të mirë. Ekipi i Liverpoolit thjesht po e bën punën”.

Man City – Liverpool (Foto: Getty Images/Guliver)

“Ajo që Liverpooli ka bërë deri më tani nuk është asgjë tjetër përveçse e bujshme”.

Lexo po ashtu: Scholes dhuron një pasim maestral në ndeshjen e lamtumirës së Kompanys  

“Ata mund të shkojnë dhe të fitojnë tripletën, ata mund të kryejnë sezonin si të pamposhtur”.

“Ju mendoni se një skuadër në një moment do t’i mundë ata, por ajo që ata kanë bërë deri më tani është e bujshme”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com