Seleksionimet e moshave, njihuni me datat dhe vendet përkatëse

Seleksionimet e moshave, njihuni me datat dhe vendet përkatëse

Zbulohet programi i FSHF-së për seleksionimin e lojtarëve të rinj në vendin tonë, por edhe në Greqi, Itali dhe Zvicër, që janë shtetet me më shumë fëmijë me orgjinë shqiptare të regjistruar në skuadrat e futbollit. Sektori i ekipeve kombëtare pranë FSHF, njofton nisjen e seleksionimeve për ekipet përfaqësuese të Shqipërisë për datëlindjet 2001 deri 2005/2006.  Seleksionimet në Shqipëri:

-Fier: Datë 26 Nëntor 2018 ora 10:00

-Korcë: Datë 27 Nëntor 2018 ora 10:00

-Durrës: Datë 7 Dhjetor 2018 ora 10:00

-Shkodër: Datë 12 Dhjetor 2018 ora 10:00

-Tiranë: Datë 13 Dhjetor 2018 ora 10:00

-Elbasan: Datë 14 Dhjetor 2018 ora 10:00

Seleksionimet në Greqi  për datëlindjet 2001 deri 2005/2006, në datat 03, 04 dhe 05 dhjetor 2018, në Athinë Adresa: Qendra Sportive Ruf. Petru Ralli 58 & Pireos, Athinë.

Seleksionimet në Zvicër për datëlindjet 2001 deri 2005/2006, në datën 16 Dhjetor 2018 në Zurich. Adresa: Sportanlage Im Moss 8910 Affoltern am Albis.

 

Seleksionimet në Itali  për datëlindjet 2001 deri 2005/2006, në datat 17 dhjetor në Milano dhe 18 dhjetor në Romë. Adresa: datë 17 Dhjetor Milano, Lombardia Uno Via Cilea, 116 20146 Milano dhe 18 dhjetor Romë, USD Urbetevere Caclio Via della pisana, 379 00163. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.