Selma, trajneria e parë që stërvit një ekip djemsh

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
2 Prill 2018 16:34

Al-Ahly Al-Gadaref është ekipi i parë në Sudan që drejtohet nga një trajnere femër. Ky klub gjendet në selinë e qytetit Gedaref në Sudan dhe menaxhohet nga Selma al-Majidi.

Selma është e para femër që ka arritur të futet në botën e futbollit arab pasi është licencuar nga FIFA në rolin e trajneres. Dëshira e saj ka qenë gjithnjë që të udhëheqë një ekip femrash, por kjo është e pamundur në vendin e saj, për këtë ajo ka marrë përsipër të drejtojë një ekip meshkujsh. Siç mediat e huaja raportojnë, Selma e bën mjaft mirë punën e saj dhe është e fokusuar për sukseset e ekipit. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike