Selmani bën ‘heroin’, Kombëtarja U21 barazon në frymën e fundit

Kombëtarja U21 ka barazuar vetëm në sekondat e fundit në miqësoren me Bjellorusinë (1-1) falë golit të portierit Gentian Selmani, i cili shënoi golin e parë në karrierë në “Elbasan Arena”. Ndonëse hyrja ishte falas, numri i tifozëve ishte shumë i vogël në stadium. Madje më tepër dëgjohej zëri i trajnerëve që jepnin udhëzimet, sesa i tifozëve. Edhe pse nuk është Kombëtarja A, U21 meriton më tepër vëmendje, pasi një pjesë e madhe e këtyre futbollistëve do të luajnë për ekipin e parë. Bjellorusia e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e tretë. Pas një gabimi të kundërshtarit, Bakhar nuk fal duke e dërguar topin në rrjetën e Selmanit. Në disavantazh kuqezinjtë hidhen në kërkim të golit të barazimit, por pa sukses. Kuqezinjtë nuk janë efikas përpara portës, teksa vuajnë shumë përballë një kundërshtari që e mposhtën një javë më parë 3-2. Ky fraksion u mbyll me avantazhin e miqve, ndonëse rastet e rrezikshme nuk munguan.

Në të dytën Shqipëria është më agresive, me trajnerin Bushi që bën disa zëvendësime, por sulmuesit nuk janë efikas. Si Sahiti, që tre ditë më parë shënoi një dopietë ashtu edhe Sherifi me Seferi, vuajnë shumë në sulm. Në këtë pjesë rastin më të rrezikshëm kuqezinjtë e regjistrojnë në minutën e 70’ me anë të Deliut, që provon me një goditje të fuqishme nga distanca, e cila shkon ngjitur me shtyllën. Në disavantazh Kombëtarja e kërkon me insistim golin, Sherifi dha një top mjaft të bukur për Sefrin, i cili nga brenda zonës pati një mundësi të shkëlqyer për të barazuar ndeshjen, por gjuajtja e tij ishte tërësisht e gabuar (73’). 10’ minuta para fundit kuqezinjtë provojnë me një goditje standarde, me anë të Deliut, por gjuajtja e tij lë për të dëshiruar. Rashiti iu afrua ndjeshëm golit, por sulmuesi është i pafat, pasi shtylla pingule i mohon golin pas gjuajtes me kokë (83’). Në fund Gentian Selmani shpëton kuqezinjtë duke shënuar golin e barazimit, pas një goditje këndi (90+3′). Ky ishte goli i parë në karrierë për 20-vjeçarin. /EDS/

Formacioni i Shqipërisë: Selmani, Toli, Cake, Tafa, Hysenaj, Shabani, Krymi, Seferi, Sahiti, Çinari, Sherifi. Trajner: Alban Bushi

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan