Serbia komandon në volejboll, shpallet kampione e botës

20 Tetor 2018

Serbia është shpallur kampione e botës në volejboll për femra, pas fitores dramatike që arriti ndaj Italisë në finale me rezultatin 3-2 (21-25, 25-14, 23-25, 25-19, 15-12), duke marrë edhe medaljen e artë. Një triumf i vështirë i kombëtares serbe, që edhe pse u gjend dy herë në disavantazh në finale ndaj volejbollisteve “azure”, arriti të rikuperojë dhe të triumfojë në setin final, duke ngritur lart trofeun e kampionit të botës.

Medalja e argjendit për Italinë, që shpresoi deri në fund, por nuk ia doli dot mbanë të përsëriste rezultatin e 16 viteve më parë, por pa sukses, pasi Serbia, medalje argjendi në “Rio 2016” dy vite më parë, këtë herë merr të artën. Në finalen e vogël, atë për vendet 3-4, triumfoi kombëtarja e Kinës, që mundi 3-0 (25-22, 25-19, 25-14) Holandën, duke marrë medaljen e bronzit. Ky Botëror i volejbollit për femra u zhvillua për 2 javë me radhë në Japoni. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan