Serena Williams e nis nga turneu i Abu Dhabit

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Dhjetor 2017 10:20
Rikthehet amerikania

Serena Williams do të rikthehet që të luajë tenis pas lindjes së vajzës së saj.

Tenistja amerikane do të marr pjesë në World Tennis Championship të Abu Dhabi-t dhe sfida e saj e parë do të jetë më 30 dhjetor kundër Jelena Ostapenko

Williams nuk ka luajtur që kur fitoi Australian Open në janar, kur ajo ishte 6 javë shtatzënë, por do të rikthehet në fushë që të luajë ndaj kampiones së French Open të shtunën e ardhshme.

Ndërkohë që muajin tjetër ajo u regjistrua që të marrë pjesë në Australian Open.

“Unë jam e lumtur që po rikthehem të luaj në Abu Dhabi për herën e parë që pas lindjes së vajzës sime në shtator. Jam e emocionuar që do të rikthehem si pjesë e tenisteve femra që për herë të parë marrin pjesë në këtë event”, tha Williams.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike