REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Kampionia nuk harxhon kohë kot

Serena Williams shtang, largohet nga “Australian Open”

5 Janar 2018 12:01

Kampionia në fuqi Serena Williams u tërhoq nga turneu “Australian Open” i këtij viti.

Fituesja e 23 herë Grand Slam-eve është ndeshur vetëm një herë që kur fëmija i saj lindi në shtator.

Ajo tregoi arsyet e këtij vendimi të papritur: “Edhe pse jam shumë afër, unë nuk jam aty ku dua që të jem. Këtë e kuptova pasi konkurrova në Abu Dhabi. Trajneri dhe ekipi gjithnjë më kanë thënë që të iki në ato turne ku unë e ndiej veten të papërgatitur.

Unë mund të ndeshem, por nuk dua vetëm kaq. Unë dua që të bëj më shumë”, tha 36 vjeçarja, e cila fitoi trofeun vitin e shkuar kur ishte 8 muajshe shtatzënë.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Në gjysmëfinale kalon edhe Edmund

Nadal tërhiqet nga “Australian Open”, kalon kroati Cilic

23 Janar 2018 14:10

Rafael Nadal u detyrua që të tërhiqet nga “Australian Open” dhe në gjysmëfinale u kualifikua rivali i tij Marin Cilic. Spanjolli pësoi një dëmtim muskulor në setin e katërt. Ai kryesonte 2-1 me sete, dhe pasi përjetoi problemet e para kërkoi ndihmën e mjekëve.

Nadal e mbylli setin e katërt, të cilin e humbi 6-2. Më pas në të pestin vendosi të tërhiqej, pasi e pati të pamundur fizikisht.

Tani kroati do të përballet në këtë fazë të Grand Slam-it me britanikun Kyle Edmund. Takimi midis të dyve zgjati për 3 orë e 47 minuta 3-6 6-3 6-7 (5) 6-2 2-0.

Ndërkohë Kyle Edmund siguroi vendin si një nga katërt më të mirët e kompeticionit pasi mundi numrin 3 të renditjes botërore, Grigor Dimitrov ditën e sotme. Britaniku e fitoi lojën 6-4, 3-6, 6-3, 6-4 dhe kjo do t’i sigurojë një përfitim financiar prej 509 mijë paundësh në javë.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Rumunia eliminon japonezen Osaka

“Australian Open”/ Halep kalon në çerekfinale pa problem

22 Janar 2018 14:05

Vazhdon marshimi i numrit 1 të botës Simona Halep. Rumunia është në një formë të mrekullueshme dhe e pati të lehtë që të fitonte sfidën e radhës kundër Naomi Osaka-s.

Halep fitoi të dyja setet radhazi me rezultatin 6-3, 6-2 në një takim që zgjati më pak se një orë në Melbourne. Interesant është fakti se rumunia kurrë nuk ka shkuar më shumë se çerekfinalet në turneun e “Australian Open”.

Ndërsa Angelique Kerber pati nevojë për tri sete dhe 2 orë lojë që të mposhtte taivanezen Su-Wei-Hsieh. Pasi humbi setin e parë 6-4, gjermania fitoi të dytin 7-5 dhe e mbylli me të tretin 6-2.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Shokohet serbi nga koreani

Djokovic jashtë “Australian Open”, e eliminon Chung

22 Janar 2018 13:31

Ish numri 1 i botës në tenis, Novak Djokovic u shokua nga koreani Hyeon Chung, i cili e eliminoi nga turneu i “Australian Open”.

Koreani fitoi tri sete radhazi duke tronditur serbin me rezultatin 7-6 7-5 7-6, i cili u pa sërish në fushë duke vuajtur nga problemet në bërryl.

Chung është i 58 në renditjen botërore, ndërkohë që Djokovic qëndronte në vend të 14-të.

Serbi kundër kishte një rival ku përgatitja atletike, shkathtësia i pasqyronte veten, e pavarësisht përpjekjes, nuk ia doli dot.

Në rrugëtimin e tij, Djokovic mundi Donald Young, Gael Monfils dhe Albert Ramos-Vinolas, të tre me nga tri sete radhazi.

Por Chung dominoi dy setet e para dhe pavarësisht se Djokovic u përpoq shumë, në të tretin, nuk ia doli dot.

Rivali i radhës i 21 vjeçarit në çerekfinale do të jetë befasia tjetër e “Australian Open”, Tennys Sandgren.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Amerikani një javë më parë nuk e njihte fitoren në një Grand Slam

Federer shkon në çerekfinale, por ai që befason është Sandgren

22 Janar 2018 13:15

Roger Federer mund të jetë 36 vjeç por ai ka të drejtën të mburret me faktin se është tenisti i vetëm që ka shkuar në çerekfinalet e “Australian Open” pa humbur një set.

Viktima e radhës e kampionit në fuqi është numri 80, Marton Fucsovics, i cili u mposht 6-4 7-6 6-2.

Zvicerani në çerekfinale do të ndeshet me çekun Tomas Berdych.

Aq shumë kohë ka Federeri në tenis, sa trajneri i hungarezit, Attila Savolt ka qenë rivali i zviceranit në vitin 2002.

Por njeriu që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në “Australian Open” është Tennys Sandgren, i cili eliminoi Dominic Thiem dhe u kualifikua për në çerekfinale.

Amerikani është një nga çerekfinalistët surprizë. Mjafton të dish që një javë më parë, ai kurrë nuk e klithe fituar një ndeshje në Grand Slam.

Kurse tani ka 4 radhazi dhe kjo e fundit befasoi jo pak. Sandgren e fitoi ndeshjen 6-2 4-6 7-6 (7/4) 6-7 (7/9) 6-3.

“Po nis të mos ta besoj këtë. Unë nuk e di nëse kjo është një ëndërr apo jo. Por të gjithë ju njerëz jeni këtu dhe unë nuk jam vetëm me të mbathurat e mia, kështu që mbase nuk është”, deklaroi Sandgren.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment