Sergi Roberto zbuloi se në momentet e fundit pranoi ofertën e Barcës para të Realit

15 Prill 2019

Sergi Roberto u tundua nga Real Madridi për të veshur të fanellën e Los Blancos kur ishte fëmijë.

Kjo është ajo që futbollisti ka zbuluar në programin televiziv të TV3, në të cilin gjithashtu zbuloi se babai i është tifoz i madrilenëve.

“Unë isha duke luajtur në te Nastic de Tarragona kur isha fëmijë. Madridi më kërkoi, por disa ditë më pas kontaktoi babanë tim përmes ekipit”.

“E gjithë familja ime është nga Barça, përveç meje dhe babait, i cili ishte nga Madridi. Por, tani është tifoz i katalunsave”, pohoi lojtari spanjoll.

Ndryshe, futbollisti deri më tani ka pasur 149 paraqitje dhe ka shënuar vetëm një gol në të gjitha garat. /Telegrafi/

www.telegrafi.com