Sergio Ramos zbulon se çfarë mendon vërtetë për Lionel Messin

29 Shkurt 2020

Sergio Ramos ka thënë se ka konsideratë të madhe për yllin e Barcelonës, Lionel Messi dhe pavarësisht rivalitetit mes katalanasve dhe Real Madridit, ai ende e konsideron atë si një nga lojtarët më të mirë ndonjëherë.

Fituesi i gjashtë herë “Topit të Artë”, Messi është duke patur një tjetër sezon jashtëzakonisht mbresëlënës, duke shënuar 23 gola në 29 paraqitje, duke dhënë edhe 16 asistime.

Kapiten i Real Madridit, ka thënë se ka respekt të madh për Messin.

Lionel Messi e Sergio Ramos. (Photo by Eric Alonso/Getty Images)

“Unë kam respekt të madh për të”.

“Unë mendoj se ai është një nga lojtarët më të mëdhenj në histori dhe kam shumë respekt për të. Shpresoj se e diela nuk është dita e tij, kjo do të thotë që ne kemi bërë punën tonë, dhe nëse në krye të kësaj mund të marrim një rezultat të mirë edhe më mirë”.

Lionel Messi e Sergio Ramos. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

“Unë i uroj të gjitha më të mirat si një shoku tjetër profesional, por vetëm për sa kohë që nuk ndikon te ne negativisht! Është e vështirë, por ai ka respektin tim maksimal, unë mendoj se ai është një nga më të mirët”, ka thënë Ramos. /Telegrafi/

www.telegrafi.com