Serie A kthehet të stërvitet në grup, por fati i sezonit vendoset javën e ardhshme

20 Maj 2020

Nëse gjatë javëve të fundit tani kishte pasur hapa të vegjël para dhe pas, tani Serie A hedh një hap të madh drejt misionit për t’u kthyer në fushë në mënyrë që të mbyllet sezoni i ndërprerë nga pandemia e Covid-19. Qeveria italiane firmosi dekretin që lejon skuadrat të nisin stërvitjen në grup, një kërkesë kjo e shtruar me forcë nga Federata dhe Liga e futbollit në vend. Në këtë mënyrë, ekipet mund të përgatiten më mirë nëse kampionati do të kthehet në fushë.

Skysports Ronaldo Juventus 4994267

Kjo do të mësohet vetëm pas tetë ditësh. Qeveria italiane ka bërë të ditur së më 28 maj do të japë një përgjigje përfundimtare për datën e rinisjes. Deri atëherë, dekreti përkthehet si një fitore e familjes së futbollit, që ka detyruar autoritetet të tërhiqen edhe në disa pika të protokollit të mëparëshëm. Kështu nuk do të jetë e detyruar karantina 2-javore për të fjithë skuadrën, nëse një lojtar rezulton pozitiv me Covid-19.

Të gjitha këto I shtojnë dozat e optimizmit se Serie A do të mbyllë sezonin. Por më shumë siguri për këtë do të japë data zyrtare e rifillimit. Për momentin në fuqi mbetet 20 qershori, ndërsa Federata dhe Liga e Futbollit kërkojnë që ndeshjet të kthehen më 13 qershor.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com