Serie A, të mëdhatë debutojnë me lumë golash / VIDEO

Nuk kanë pritur dot të vinte Cristiano Ronaldo dhe te Juventus kanë realizuar ndeshjen e parë miqësore për sezonin e ri. Një fitore 4-0 kundër Continassa, një skuadër amatore, e duhura për nxemjen e parë të sezonit.

Në mungesë të superyllit portugez, Emre Can ka gjetur golin e parë me fanellën bardhezi, pasi gjermani dërgoi në rrjetë me kokë një top të grushtuar nga portieri kundërshtar. Golat e tjerë u shënuan nga Kastanos, Alex Sandro dhe Clemenza. Me Chiellini, Can, Pjanic e Marchisio të vetmit emra të rëndësishëm që luanin, Allegri ka marrë një konfirmim të parë të formës së lojtarëve të tij.

Inter – Edhe zikaltrit kanë realizuar testin e parë sezonal, duke mposhtur 3-0 Luganon. Edhe për interistët progagonist bëhet një i sapoardhur, Lautaro Martinez. Numri 10 shënoi golin e parë, ndërsa Karamoh realizon një dopietë që bën tifozët të fillojnë të brohorasin “Ky është numri 7 më i mirë i Serie A”, duke ironizuar me mbërritjen e CR7 në Itali.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan