Sërish Mbappe, Paris SG barazon rekordin 58-vjeçar europian (VIDEO)

28 Tetor 2018

Kylian Mbappe shënoi golin e dhjetë personal në kampionatin francez, duke i dhënë Paris SG fitoren kundër Marseille në një ndeshje historike për skuadrën kryeqytetase. Kjo ishte edhe fitorja e 11-të në 11 ndeshjet e para të kampionatit francez, një rekord absolut në historinë e të gjitha kampionateve europiane. Skuadra e Thomas Tuchel e ndan këtë rekord vetëm me Tottenhamin e sezonit 1960-61.

Megjithatë, nuk ishe një ndeshje e lehtë për parisienët, të cilët mundën të zhbllokonin rezultatin vetëm në mesin e pjesës së dytë, kur pas një zbirjte individuale Mbappe la mbrapa mbrojtësin kundërshtar dhe mposhti portierin e Marseille Steve Mandanda. Kampioni i botës kishte vetëm tre minuta që ishte futur në lojë kur realizoi golin e avantazhit, duke zëvendësuar Maxim Choupo-Moting, një vendim disiplinor ky i trajnerit Tuchel pasi ai dhe Rabiot kishin mbërritur vonë për një takim të skuadrës. Në minutën e katërt shtesë ishte Julian Draxler që realizoi përsëri për Parisin, duke vulosur rezultatin në 2-0.

Marseille pati një rast të mirë për të shënuar pak pas nisjes së pjesës së dytë ndërsa pesë minuta para fundit Konstatinos Mitroglou mundi të shënonte atë që do të kishte qenë goli i barazimit, por arbitri e konsideroi në pozicion jashtë loje./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan